| Anton Delhysa | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Anton Delhysa |
| Fatherhood: | Shtjefën |
| Birthplace: | Prizren |
| Residence: | Kavaje |
| Date of Birth: | 1904 |
| Date of Death: | 26/02/1951 |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 26/02/1951 |
| Place of Execution: | Arbanë,Tiranë |
Lindur në vitin 1904 në Prizren, në një familje intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Grac të Austrisë, mandej Shkollën Teknike të Fulsit në Tiranë. Ndërtues i Ambasadës Amerikane në Tiranë, i shkollës Teknike, fabrikës së sheqerit Maliq dhe i disa veprave të tjera të rëndësishme. U arrestua më 20.02.1951 me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike duke u akuzua si terrorist dhe agjent amerikan. Me vendim të Byrosë Politike të PKSH, u pushkatua pa gjyq dhe pa asnjë fakt ligjor natën e 26 shkurtit 1951, në afërsi të fshatit Mënik të Tiranës, në breg të lumit Erzen, bashkë me 21 martirë të tjerë. U pushkatua në rrethinat e fshatit Arbanë me 21 të dënuar të tjerë. Dekoruar me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
Source: Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike, Tiranë, 2008; AISKK, F. V. D. 5/1. Fl. 26-27
