Prelat françeskan, historian, shkrimtar, muzikant, (Shkodër 1902 - 1978). Më 1957 u emërua Ipeshkëv i Pultit, duke pasuar At Bernardin Shllakun. Një nga bashkëpunëtorët më prodhimtarë të Hyllit të Dritës. Në vitet 1935-1937 ka botuar ese, studime, biografi e nekrologji të Filip Shirokës, Ndre Mjedjes dhe historianit Theoder Ippen. Fatosave të 1912-ës është nga poezitë më të njohura të tij. Botonte me pseudonimin “Shkndija”. Një nga meshtarët që në mbledhjen e përgjithshme të Klerit Katolik Shqiptar nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllakut me dt. 26 qershor 1951 firmosën Statusin e Kishës Katolike për Shqipërinë, më 26 qershor 1951. Në vitin 1974 është arrestuar bashkë me Imz. E. Çobën, për mbajtje ceremonish fetare në klandestinitet. Vuajtjen e dënimit e ka kaluar në kampet e punës së Tepelenës dhe Ballshit ku vdiq në vitin 1978. 19 korrik 1992: me meshën Pontifikale, celebruar nga Nunci Apostolik Imzot Ivan Dias, Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit përkujtoi ndër prelatët e munguar, martirë dhe të burgosur, Imzot Antonin Fishtën.

Source: Kishë e ringjallun, Shkodër 2003; Gjush Sheldija: “Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane”. IX (shënime historike); www. Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës [faqja zyrtare] 17 shtator 2013
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.