Lindi më 1910, në Gjirokastër. Arrestuar më 22 shtator 1946. Më 30 dhjetor 1947, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi "se si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor", me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 193
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.