| Arshi Dauti | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Arshi Dauti |
| Birthplace: | Palavli,Delvinë |
| Date of Birth: | 1880 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1945 |
| Charges: | “Krime kundër luftës nacionalçlirimatre, si armik i popullit, se ka nënshkruar vendimin për vrasjen e njërit nga Sotira si anëtar i n/ komitetit të Delvinës, ka marrë vendime për arrestime, djegie, operacione, ka qenë anëtar i n/komitetit të BK në Delvinë, eksponent i krahinës së Rrëzomës, ka propaganduar për përçarjen e radhëve të lëvizjes“ |
| Sentencing: | 20 vjet burg Prison |
| Judgment: | nr. 44,21 shtator 1945,Gjykata ushtarake e Delvinës |
Lindi më 1880 në Palavli, Delvinë. Më 21 shtator 1945, me vendim nr. 44, Gjykata ushtarake e Delvinës e dënoi “për krime kundër luftës nacionalçlirimatre, si armik i popullit, se ka nënshkruar vendimin për vrasjen e njërit nga Sotira si anëtar i n/ komitetit të Delvinës, ka marrë vendime për arrestime, djegie, operacione, ka qenë anëtar i n/komitetit të BK në Delvinë, eksponent i krahinës së Rrëzomës, ka propaganduar për përçarjen e radhëve të lëvizjes“, me 20 vjet burg, konfiskimin e gjysmës së pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për kohën e burgimit. Me këtë vendim iu sekuestruan: 1 shtëpi, 5 ara, 2 bahçe, njëzet e dy kokë dhen, dy qè, një lopë dhe dy gomerë. Si akuzë i konsiderohej dhe fakti që djalin e kishte “të arratisur politik”.
