Lindi më 1 janar 1917, në Margëlliç të Fierit. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë oficer dhe komandant i fuqive të armatosura të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë në të gjitha operacionet Mallakastër-Myzeqe etj.", dhe e dënoit me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Këtë vendim la në fuqi edhe Gjykata e Lartë Ushtarake, më 10 nëntor 1945 (vendim nr. 208). Siç del prej një radiogrami të Enver Hoxhës, që ka aprovuar dënimin me vdekje, u ekzekutua më 18 gusht 1945.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 207
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.