| Asim Abdurrahmani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Asim Abdurrahmani | 
| Birthplace: | Shkodër | 
| Residence: | Austri | 
| Date of Birth: | 22/12/1905 | 
| Profession: | Përfaqësues i shoqërisë farmaceutike gjermane «Bayer», kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Kroaci, kryetar i Klubit Mbretnor Shqiptar dhe Konsull Nderi i Austrisë. | 
| Date of Death: | 8/6/1947 | 
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Data Ekzekutimit: | 8/6/1947 | 
Përfaqësues i shoqërisë farmaceutike gjermane "Bayer", kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Kroaci, kryetar i Klubit Mbretnor Shqiptar dhe Konsull Nderi i Austrisë. Lindi në Shkodër, më 22 dhjetor të vitit 1905. Që në moshë të vogël, i ati, Mehmet Kokotli Shpuza, e dërgoi për studime në Austri. Pas diplomimit u kthye në Shqipëri dhe hapi në Tiranë, te pallati i Kacelit, një farmaci. Mes viteve 1935- 1938 shërbeu si Konsull Nderi i Austrisë. Në vitin 1939, si nacionalist legalist, mori pjesë në demonstratat antifashiste, ndaj dhe u internua familjarisht në Leno të Breshias në Itali. Pas dy vitesh i kthyen në Shqipëri. Më 13 shtator 1943, pesë ditë pas kapitullimit të Italisë, kur trupat gjermane po i afroheshin Tiranës dhe Durrësit, së bashku me Xhaferr Devën vajtën në Durrës dhe morën pjesë në hapjen e burgut të Porto-Romanos, duke liruar dhe marrë me vete Rexhep Mitrovicën dhe Bedri Pejanin, vjehrrin e Asimit. Në vitet 1944-1946, sipas këshillave të Sejfulla Malëshovës, dr. Ymer Dishnicës etj., u fsheh në shtëpinë e Hajdar Rusit në Shkodër, sa të kalonte furtuna e parë. U arrestua në fillim të vitit 1947 dhe u pushkatua më 8 qershor të po atij viti.
 
  
 