Lindi më 15 gusht të vitit 1931, në fshatin Kurdari të Matit. Më 25 maj 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Vendimi mori formë të prerë me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, më 8 korrik 1954. U lirua më 1962. Në vitin 1979 u arrestua sërish, dhe më 15 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 1989.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 347
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.