Lindi në Ulqin, më 15 qershor 1919. Me vendim nr. 6, datë 16 gusht 1951, Gjykata Territoriale e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «spiunazh» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (punë të detyruar). Për tregti të «ndaluar» është dënuar me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile dhe elektorale për 5 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe me humbjen e të drejtave elektorale e civile për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2316, datë 1 shtator 1956 të Presidiumit të Kuvendit Popullor i është zbritur dënimi me 12 vjet burgim. U arrestua më 6 shkurt 1951.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 238.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.