I dënuar me 20 vjet burg për arratisje nga Shqipëria. Ishte 20 vjeç kur kaloi kufirin për në Greqi. Grekët e khejnë në Shqipëri në vitin 1978. Torturohet nga forcat shqiptare në kufirin e Kakavijës. Çohet në birucat e kalasë së Gjirokastrës deri në zhvillimin e gjyqit. Pasi merr dënimin, e çojnë në burgun e Spaçit, ku 11 muaj e mbajnë në birucë. Dhuna e ushtruar atje, veçanërisht nga një polic nga Librazhdi me emrin Ibrahim, siç tregon vetë i dënuari, i ka lënë pasoja shëndetësore.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.