Lindi më 3 prill të vitit 1918, në Berat. U kap në arrati më 26 qershor 1945. Më 19 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi ''armik të popullit, për pjesmarrje në bandën kriminale të Isa Toskës, kalim me Rininë e Frontit Nacionalçlirimtar dhe dezertim për t’iu bashkuar Rinisë së Ballit Kombëtar'', dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe me konfiskimin e pasurisë. Sipas nenit 51 të ligjit 382, datë 14 dhjetor 1946 mbi DPP, dënimi iu ul në 20 vjet burgim dhe punë të detyruar.

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 678-679
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.