Klerik katolik, matematikan, profesor i Gjimnazit të Fretërve.U lind në vitin 1901, në Dukagjin. U arrestua në tetor 1947 dhe iu nënshtrua torturave më të tmerrshme: për tri ditë e tri net u la i lidhur me një kufomë. Në përfundim të procesit gjyqësor, u dënua me 10 vjet burg, të cilat i kaloi në Burgun e Burrelit dhe në kampet e punës. Pas përfundimit të dënimit, u internua në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlorës, deri në vitin 1964. Vdiq te nipat e vet në Shkodër, mё 1986.

Source: jalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 223
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.