At Giacomo Gardin (Jak Gardini) | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | At Giacomo Gardin (Jak Gardini) |
Trial | |
Date of Arrest: | 1945 |
At Giacomo Gardin (Jak Gardini) u lind në krahinën e Pordenones, Itali me 24 shtator 1905. Në moshën tetëmbëdhejtë vjeç hyn në shkollën Jezuite, pastaj në Goricë si vite të përgatitjes në filozofi dhe më vonë në Chieri – Torino për kurset trevjeçare të filozofisë sipas traditës Jezuite. Pas kësaj periudhe (1930) shkon në Shqipëri për të dhanë ndihmesën e vet në mësimdhënie si dhe mëson gjuhën shqipe. Kthehet në Chieri për studimet teologjike dhe me 15 korrik 1936, shugurohet meshtar, pastaj në Francë dhe përsëri për studimet e fundit njëvjeçar duke u përgatitur plotësisht për Shoqninë e Jezuitëve bashkë me vitin e tretë të Provës. Në Shqipëri jep mesim në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër, ku punon me përkushtim me nxënësit dhe njerëzit deri në vitin 1945, kur edhe arrestohet. Kalon dhjetë vjet nën kalvarin komunist të burgjeve dhe me 1955 me ndërhyrjen e autoriteteve italiane lirohet dhe atdhesohet. Pas vitit 1990 ai ka shkruar nje liber ku flet per burgun ne diktaturen komuniste. “Dhetë Vjet Burg në Shqipni (1945-1955)”, titullohet libri i tij ku me një gjuhë të ëmbël gegnishte, autori tregon thjesht dhe me sinqeritet, me ton të butë e pa hidhërim ngjarjet e tmerrshme të burgjeve komuniste.