| At Konrad Gjolaj | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | At Konrad Gjolaj | 
| Birthplace: | Pulaj, Shkodër | 
| Date of Birth: | 1918 | 
| Date of Death: | 2000 | 
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1947 | 
| Charges: | "Tradhëti të lartë ndaj atdheut” | 
| Sentencing: | 25 vjet Prison | 
Klerik françeskan. Lindi më 1918, në Pulaj, Shkodër. U diplomua për teologji dhe filozofi në Romë. Punoi si mësues në gjimnazin Illyricum, Shkodër. Arrestohet më 1947, u lirua një vit më vonë. Më 1958 u arrestua përsëri dhe më 10 janar 1959, u dënua për “tradhëti të lartë ndaj atdheut”, me 25 vjet burg. U lirua më 1972, punoi në NSHN. Me ardhjen e demokracisë shërbeu si famullitar në Lezhë. Kalvarin e jetës së tij në diktaturë e rrëfeu në librin “Te çinarët”. Vdiq në vitin 2000.
 Source: Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 328-29.
 
  
 