Lindi më 1890, në Konispol. U arrestua më 17 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, [që] ka kryer këto faje: ka qenë spiun i fashizmit, në vitin 1945 rifilloi lidhjet me spiunazhin e Korfuzit, ka zhvilluar propagandë për arratisjen e njerëzve në Greqi, ka qenë kryetar i grupit të spiunazhit në Sopik, ka strehuar të arratisur dhe u ka dërguar informata», dhe e dënoi me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tij luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu ul në 20 vjet burg.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 205
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.