At Serafin Koda | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | At Serafin Koda |
Fatherhood: | Gaspër |
Birthplace: | Janjevë, Kosovë |
Date of Birth: | 25/04/1893 |
Date of Death: | 11/05/1947 |
Place Death: | Shkoder |
The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
Circumstances of Death: | Hetuesi |
Trial | |
Date of Arrest: | 05/1947 |
Tortured: | Po |
Charges: | "Kundërshtar i regjimit, pas një takimi që bënë françeskanët për arsye ekonomike" |
Klerik katolik. U lind më 25 prill të vitit 1893, në Janjevë të Kosovës. Në Urdhrin e Fretërve të Vegjël hyri në vitin 1909. Sipas traditës së tyre, mori emrin Serafin. Studimet e larta i kreu në Austri. Meshën e parë e kremtoi më 30 korrik 1925. Shërbeu në shumë famulli të Shqipërisë, si në Dushman, Shalë, Prekal, Bushkash, Vukël, Kelmend dhe, në fund, në Dioqezën Lezhës. Këtu, në maj 1947, u arrestua "si kundërshtar i regjimit, pas një takimi që bënë françeskanët për arsye ekonomike". U veçua i lidhur në një nga dhomat e kuvendit, ku u torturua çnjerëzisht. Mesnatën e 11 majit 1947, i rënduar nga plagët, u përmend vetëm për disa minuta. Vëllezërit e tij klerikë e morën për ta çuar në infermieri, por rrugës ai vdiq. U varros fshehurazi nën një ulli të oborrit të kuvendit, ku dhe u gjetën eshtrat e tij më 16 shtator 1994. U varros në muret e kishës françeskane të Zojës Nunciatë në Lezhë.