Atë Çiprian Nikaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Atë Çiprian Nikaj |
Birthplace: | Shosh |
Date of Birth: | 5/1/1888 |
Date of Death: | 11/3/1948 |
Place Death: | Shkodër |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Trial | |
Date of Arrest: | 17/11/1946 |
Charges: | Mbante armë dhe dokumente propagandistike në Kuvendin Françeskan |
Date of Decision: | 1947 |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 11/3/1948 |
Meshtar katolik, Provincial i Françeskanëve, Guardian i Kuvendit Françeskan, publicist, Martir i Kishës, i Lumë. Lindi më 5 janar të vitit 1888, në Shosh. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kolegjin Françeskan në Shkodër. Zhgunin e Varfanjakut të Asizit e veshi më 16 tetor 1916. Më 23 tetor 1917 bëri kushtet e përkohshme; më 16 shtator 1921, kushtet e përjetshme, ndërsa Meshën e parë e kremtoi më 25 korrik 1924. Studimet e larta teologjike i përfundoi në Austri dhe, më 26 korrik 1924 u shugurua meshtar në Romë, duke marrë emrin Çiprian, në Urdhërin e Fretërve të Vogjël (O. F. M.). Me t’u kthyer në Shqipëri, u emërua profesor në Gjimnazin e Fretërve. Mori pjesë në orkestrën frymore të Françeskanëve nën drejtimin e Atë Martin Gjokës, si flautist. Ishte bashkëpuntor i revistave «Hylli i Dritës» dhe «LEKA», ku ka shkruar mjaft artikuj në fushën e filozofisë. Në vitin 1938 u zgjodh provincial i Provincës së Shqipërisë, duke u bërë kësisoj provinciali më i ri në historinë e kësaj province. Për fat të keq në vitin 1939, u ndodh në postin e Provinçialit dhe u detyrue me pranue okupacionin fashist. Në vitin 1943 u zgjodh Guardian i Françeskanëve të Shkodrës. U arrestua më 17 nëntor të vitit 1946, me akuzën se kishte fshehur armë në altarin e Shën Ndout në kishën françeskane të Gjuhadolit. Më 28 dhjetor 1947, u dënua me vdekje, me pushkatim. U ekzekutua më 11 mars 1948, në orën 5 të mëngjesit, në Zallin e Kirit, në Shkodër, bashkë me 16 të burgosur të tjerë. Vdiq (në urrejtje të fesë). Në vitet 2002-2010, u zhvillua Hetimi Dioqezan i Shkodrës, që mblodhi provat për martirizimin e tij dhe të 37 sivëllezërve meshtarëve e ipeshkëvinjve të tjerë, dhe më 26 prill të vitit 2016, u shpall Martir i Kishës. Gjashtë muaj më vonë, më 5 nëntor 2016, në Katedralen e Shkodrës u zhvillua kremtimi solemn i Lumnimit të tyre. Katër ditë më vonë (9 nëntor 2016), Presidenti i Republikës i dha dekoratën e lartë të «Flamurit të Kombit».