| Danjel Dajani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Danjel Dajani | 
| Birthplace: | Blinisht,Lezhë | 
| Residence: | Shkodër | 
| Date of Birth: | 2/12/1906 | 
| Profession: | Klerik, mësues | 
| Date of Death: | 4/03/1946 | 
| Place Death: | Shkodër | 
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Trial | |
| Date of Arrest: | 31/12/1945 | 
| Charges: | “Kanë punuar për t’i përgatitur fushë të favorshme fashizmit italian.Me okupimin e vendit kanë punuar për legalizimin e okupacionit dhe për fashistizimin e vendit e të popullit, kanë ndihmuar organizatat tradhëtare të krijuara nga armiku dhe qeveria kuislinge, kanë sabotuar rezistencën e popullit, duke kryer akte terrorizmi etj., tj.“ | 
| Sentencing: | 1 vit Prison | 
| Judgment: | Gjykata e Qarkut të Shkodrës | 
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Charges: | «Kanë punuar për legalizimin e okupacionit dhe për fashistizimin e vendit e të popullit, kanë ndihmuar organizatat tradhtare të krijuara nga armiku dhe qeveria kuislinge, kanë sabotuar rezistencën e popullit» | 
| Data Ekzekutimit: | 4/3/1946 | 
| Place of Execution: | Shkodër | 
| Orderer / Executor: | Gjykata e Qarkut të Shkodrës | 
Klerik katolik, drejtor i Kolegjës Saverjane dhe i Seminarit Papnor të Shkodrës, drejtor i revistës «Lajmtari i Zemrës së Krishtit». Lindi më 2 dhjetor të vitit 1906, në fshatin Blinisht të Lezhës. Shkollën fillore e kreu në Shkodër. Në moshën 12 vjeçare hyri në Seminar. Më 8 korrik 1926 u pranua në Noviciatin e Jezuitëve në Goricie. Që këtu, në periudhën 1931-1933, kaloi në Kieri, Itali, ku kreu studimet për filozofi. Më 1935, Atë Danjel Dajani S.J. u kthye në Shkodër, ku dha mësimin e latinishtes në Seminar dhe u bë pjesë e Misionit Shëtitës të Jezuitëve. Më 1944 u zgjodh rektor i Kolegjës Saverjane dhe i Seminarit Papnor. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Giovanni Faustin, nënprovincialin e Shoqërisë «Jezus», si drejtues të «Bashkimit Shqiptar», sado që as ai, as Atë Fausti nuk kishin të bënin fare me organizatën e themeluar nga xhakoni, Mark Çuni. Gjyqi ndaj tij dhe 38 të pandehurve të tjerë të kësaj çështjeje filloi më 31 janar të vitit 1946 në sallën e kinema «Rozafatit». Në aktakuzën e tij, prokurori Arianit Çela, i akuzoi se: «Kanë punuar për t’i përgatitur fushë të favorshme fashizmit italian. Me okupimin e vendit kanë punuar për legalizimin e okupacionit dhe për fashistizimin e vendit e të popullit, kanë ndihmuar organizatat tradhëtare të krijuara nga armiku dhe qeveria kuislinge, kanë sabotuar rezistencën e popullit, duke kryer akte terrorizmi etj., tj.». Më 22 shkurt, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë Enver Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më 4 mars 1946, ata u ekzekutuan në varrezën e Rrmajit në Shkodër.
 
  
 