Giovanni Fausti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Giovanni Fausti |
Birthplace: | Brozzo, Val Trompia-s, Brescia (Itali) |
Date of Birth: | 19/10/1899 |
Date of Death: | 4/3/1946 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Trial | |
Date of Arrest: | 31/12/1945 |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | "Ka ndihmuar për formimin e një grupi rezistence kundër komunizmit, brenda në Seminar" |
Data Ekzekutimit: | 4/3/1946 |
Klerik katolik. Lindi më 19 tetor 1899, në Brozzo të Val Trompia-s, Brescia (Itali). Studimet e mesme i kreu pranë Seminarit Ipeshkvnor të Brescia-s dhe Seminarit Papnor Lombardo në Romë (1919-1922). U laurua për filozofi në Universitetin e Romës dhe për teologji në Universitetin Papnor Gregorian. Në vitin 1929,u dërgua në Shkodër si profesor në Seminar. U detyrua të kthehej në atdhe në vitin 1932 për arsye shëndetësore; dhjetë vjet më vonë u rikthye në Shqipëri si rektor i Seminarit Papnor të Shkodrës dhe si zëvendës provincial i jezuitëve për Shqipërinë. U arrestua më 31 dhjetor 1945 së bashku me Atë Danjel Dajanin S.J.. Të dy u akuzuan se kishin ndihmuar për formimin e një grupi rezistence kundër komunizmit, brenda në Seminar. U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë fashiste, profashiste e terroriste, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. Më 22 shkurt 1946, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars të po atij viti. Është autor i shumë punimeve shkencore, ndër të cilat po përmendim:«Islamizmi në dritën e mendimit të krishterë» (Romë, 1943), «Teoria e abstraksionit» (Padova, 1947) etj..