Gjon Karma | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Gjon Karma |
Fatherhood: | Frano |
Birthplace: | Guri i Zi |
Date of Birth: | 17/05/1896 |
Profession: | Etnograf, folklorist |
Date of Death: | 1975 |
Trial | |
Date of Arrest: | 11/12/1946 |
Charges: | "Me pretekstin e zbulimit të "armëve në kishën" e françeskanëve në Shkodër" |
Klerik katolik, etnograf e folklorist. U lind më 17 maj të vitit 1896, në fshatin Guri i Zi. U përgatit në mesin e jezuitë, duke ndjekur ndër ta të gjitha ciklet shkollore, derisa u shugurua meshtar, më 29 maj 1920. Në Urdhrin e Jezuitëve u pranua në Goricia të Italisë, ku kish vajtur për të thelluar studimet teologjike. Studioi Teologji në Romë dhe Austri. Shërbeu në Tiranë 1932 e Shkodër, si zëvendës-drejtor i Kolegjës Saveriane deri më 1935. Por kontributin më të çmuar e dha gjatë shtegtimeve me Misionin Shëtitës të etërve jezuitë në malësitë e Veriut, gjatë të cilëve shkroi relacione me vlera të mëdha njohëse për historinë e këtyre trevave, të cilat u botuan në vjetarin e jezuitëve "Lettere Edificanti". Atë Karma njihet edhe për mbledhjen e thesareve të kulturës popullore: zakoneve, gjuhës, këngëve popullore, toponomastikës, aforizmave etj., të cilat i botoi në revistat "Lajmëtari i Zemrës së Krishtit" dhe "LEKA" e që më vonë i përmblodhi në veprën "Ndër malet tona" 1940. U arrestua më 10.11 të vitit 1946, "me pretekstin e zbulimit të "armëve në kishën" e françeskanëve në Shkodër", bashkë me Imzot Frano Gjinin, Imzot Nikoll Dedën, Át Mati Prendushin , Át Çipirian Nikajn, Át Pal Dodajn , Dom Tom Lacën, Dom Ndoc Sahatçinë, Dom Nikoll Shelqetin, Át Mhill Mirajn, Fra Zef Pllumi etj. Gjykata ushtarake Shkodër e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Nuk dihet me siguri as kur vdiq, me gjasë më 1975, as ku u varros.