Avni Agolli | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Avni Agolli |
Fatherhood: | Ali Maliqi |
Birthplace: | Këshishtë, Dibër |
Residence: | Dibër |
Date of Birth: | 20/1/1931 |
Trial | |
Date of Arrest: | 7/5/1949 |
Charges: | "Pjesëmarrje në një grup që donte të përmbyste Pushtetin Popullor" |
Sentencing: | 15 vjet Prison |
Date of Decision: | 4/10/1956 |
Djali i patriotit Ali Maliqi (Agolli). Lindi më 20 janar të vitit 1931, në fshatin Këshishtë të Qarkut të Dibrës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa uniken dhe pedagogjiken në Peshkopi më 1949. U arrestua më 7 maj të po këtij viti me akuzën e pjesëmarrjes në një grup që donte të përmbyste Pushtetin Popullor. Pas rreth pesë muajsh hetuesie, meqë nuk pranoi asnjë nga akuzat, u internua familjarisht në Tepelenë, Porto Palermo e kampe të tjera pune. U lirua në qershor të vitit 1956. Dy muaj më vonë u arratis në Maqedoni, së bashku me të vëllezërit dhe motrat. Pas 10 ditësh qëndrimi në Shkup, qeveria jugosllave i riatdhesoi. Në pikën kufitare të Bllatës, pjesëtarët e familjes Agolli i priti vetë Kadri Hazbiu. Më 4 tetor të vitit 1956, Avni Agolloi doli në gjyq dhe u dënua me 15 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në kampet e punës në Bulqizë, Tiranë, Krujë etj. Përfitoi nga një amnisti dhe pas tetetë vitesh u lirua. U kthye në Peshkopi, ku punoi si punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit deri në vitin 1990.