Azis Blloshmi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Azis Blloshmi |
Birthplace: | Bërzeshtë, Librazhd |
Date of Birth: | 1903 |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 28/10/1944 |
Ushtarak. Lindi në vitin 1903, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Shkollën fillore e kreu në fshat, kurse të mesmen në Manastir. Më 1917 u dërgua në Grac të Austrisë, ku kreu Akademinë Ushtarake. Pas mbarimit të akademisë u kthye në atdhe. U caktua instruktor në shkollën e plotësimit për oficer në Tiranë. Më vonë u transferua në këmbësori dhe shërbeu në rrethet Kukës, Burrel, Durrës dhe, së fundi, në Tiranë. Më 26 tetor të vitit 1944 u thirr për një sqarim së bashku me 35 intelektualë të tjerë, dhe që nga ajo ditë nuk u kthye më kurrë në familje. U ekzekutua pa gjyq më 28 tetor 1944. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin «Nderi i Kombit», bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: «Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore».