| Baba Mahmuti | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Baba Mahmuti |
| Fatherhood: | Shefqet |
| Birthplace: | Gllavë , Tepelenë |
| Residence: | Tepelenë |
| Date of Birth: | 30/12/1890 |
| Date of Death: | 8/1/1948 |
| Execution | |
| Charges: | "Sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor, ka marrë kontakt me shtetet imperialiste, si dhe ka marrë kontakt mekriminel të luftës" |
| Data Ekzekutimit: | 8/1/1948 |
Klerik i lartë bektashian. Lindi në Gllavë të Tepelenës, më 30 dhjetor 1890. Me vendim nr. 247, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor", se "ka marrë kontakt me shtetet imperialiste", si dhe "ka marrë kontakt mekriminel të luftës", dhe e dënoi me vdekje,humbje të të drejtave civile e politike, sidhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me shkresë nr. 215, datë 8 janar 1948, Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi aprovimin e këtij vendimi.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 160
