Publicist, botues, ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës, veprimtar i Ballit Kombëtar.

Lindi në vitin 1888, në Gjirokastër. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané” në Stamboll, për Shkenca Politike-Administrative. Në moshën 25-vjeçare u emërua nënprefekt i Himarës. Gjatë Luftës së Parë Botërore, organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andartëve grekë në Shqipërinë e Jugut. Më 1915 vajti në SHBA, ku u zgjodh drejtor i gazetës “Dielli” të shoqatës pan-shqiptare “Vatra”. Më 1919 u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, më 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës. Në vitin 1924, gjatë Qeverisë së Fan Nolit, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi e redaktoi organin e saj, “Shekulli”. Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, u vendos në Bari, ku qëndroi deri më 1939, kur u kthye në Tiranë. Më 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Një vit më vonë u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (5 nëntor 1943 – 16 qershor 1944). U arrestua në vitin 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me vdekje si “kriminel lufte”. U ekzekutua të nesërmen  në një hendek te Kodra e Priftit në Tiranë.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

1 mars 1945, nis Gjyqi Special që çoi ne pushkatim 17 vetë

Gjyqi Special i Tiranës gjykoi në 31 seanca më 1 mars deri në 13 prill Lexo më shumë