Lindi më 1927, në Vlorë. Më 24 dhjetor 1968, me vendim nr. 180, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor "për krimin e agjitacion e propagandës" dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe heqjen e dekoratës. Më 13 korrik 1973, me vendim nr. 34, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor "për krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotimit si pjesëmarrës i një organizate kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 309
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.