Lindi më 1929, në Vlorë. Më 11 shtator 1946, me vendimin nr. 82, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si “kriminel lufte, pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar duke luftuar kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare” dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike dhe konfiskimin e pasurisë. Më 1 tetor 1950, me vendimin nr. 38, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për “krimin e tentativës për arratisje” dhe e dënoi me 15 vjet burg.

 

 

Source: AISKK, Fondi 1, viti 2014, dosja 15, fl. 383-384.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.