Benard Daberdaku | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Benard Daberdaku |
Birthplace: | Shkodër |
Residence: | Shkodër |
Date of Birth: | 1934 |
Trial | |
Date of Arrest: | 7/3/1951 |
Charges: | “tentativë arratisjeje“ |
Sentencing: | 4 vjet Prison |
Judgment: | 14 gusht 1951 Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në Shkodër, në vitin 1934. U arrestua më 7 mars 1951. Më 14 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me katër vjet burg për «tentativë arratisjeje». Periudha e burgimit 3/7/1951 - 1/2/1955. Familja tregëtare Daberdaku figuron në listën e parë të “Tatimit të jashtëzakonshëm të Fitimeve të luftës”, të datës 10 qeshor 1945, ku firma “Vëllazën Daberdaku” renditet e 9-ta me shumën e tatuar prej 7. 222. 500 frangash. Goditja e kësaj familje filloi që në muajt e parë të ardhjes në pushtet. Si pjesë e brezit që përjetuan dramat familjare të prindërve dhe të fëminisë së tyre, Bernardi do të vijonte përpjekjen stundetore të organizatës Përpjekja Shqiptare (Bushati 228-229). Më 14 gusht 1951 Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «tentativë arratisjeje», me katër vjet burg.