Veprimtar politik, gazetar, përkthyes. Sado që familja Ajazi është nga fshati Prezë i Tiranës, Beqiri lindi më 20 korrik 1920 në Dibër të Madhe, ku ndodhej atë vit familja e tij. Kreu Liceun e Korçës. Në tetor të vitit 1943 filloi punë si sekretar i tretë në Ministrinë e Kulturës Popullore, redaktor në ATSH dhe, që prej majit 1944, edhe redaktor në "Bashkimi i Kombit". Mori pjesë në Kongresin e Legalitetit të zhvilluar në Herr të Tiranës, më 1943. Është një prej të burgosurve të parë politikë në Shqipërinë komuniste. U arrestua më 21 nëntor të vitit 1944. Më 29 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë për "krime lufte". Më vonë dënimi iu ul në 15 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti nëpër kampe e burgje të ndryshme. Dhjet vjet të tjera i kaloi në internim. Më 10 maj 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shijakut urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Në vitin 2002, Shteti Francez e dekoroi me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Meritës".

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 268
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Enver Hoxha në 1948, si i zhyti në kënetë 2500 të burgosur politikë me punë të detyruar

(Në foto: Këneta e Maliqit, fotografuar në vitin 1945) Kujtimet e Beqir Ajazit: Hoxha e Lexo më shumë

blank

Beqir Ajazi: Në kampin e Jubës, ku hapnin kanale politikanët e burgosur nga regjimi

Ish-i dënuari politik Beqir Ajazi, në dëshmitë e tij për kohën kur ishte i  burgosur Lexo më shumë