| Beqir Balluku | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Beqir Balluku |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 14/2/1917 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1947 |
| Execution | |
| Data Ekzekutimit: | 1948 |
Ushtarak i lartë, ministër i Mbrojtjes, zv. kryetar i Këshillit të Ministrave, deputet. Lindi në Tiranë, më 14 shkurt të vitit 1917. Pasi kreu shkollën fillore, filloi shkollën teknike, por i shtrënguar nga gjendja e vështirë ekonomike e familjes, e la atë dhe, deri më 1939, ushtroi profesionin e hidraulikut e më pas atë të hekurpunuesit. Në vitin 1940, thirret nën armë në repartet e fanterisë dhe aty shërbeu deri në vitin 1942, kur u lirua nga ushtria. Në prill të vitit 1942 u pranua në Partinë Komuniste, kurse në mars 1943 u zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste për Tiranën. Më 28 janar 1948, me urdhër të Enver Hoxhës, u emërua Kryetar i Shtatmadhërisë së Ushtrisë Kombëtare. Në Kongresin I të PKSH-së u zgjodh anëtar i KQ të PKSH-së dhe i Byrosë Politike. Beqir Balluku është i dyti ushtarak i lartë shqiptar, që do të qëndronte më gjatë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. U zgjodh deputet në thuajse në të gjitha legjislaturat. U arrestua në vitin 1974 dhe u ekzekutua një vit më vonë, si pjesëmarrës në të ashtuquajturin «Puç ushtarak», bashkë me Petrit Dumen e Hito Çakon.
