Lindi në 1907, në Borsh, Sarandë. Mbaroi shkollën teknike në Tiranë. U diplomua në Firence, Itali, për pedagogji. Punoi në arsim, deri kur arrestua si ish-nxënës i teknikes, e themeluar nga amerikani Harri Fullc. Më 27 qershor 1949, me vendim nr. 67, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi "se është vënë në shërbim të spiunazhit amerikan", me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. E organizuar nga Sigurimi, një turmë njerëzish bërtiste pranë shtëpisë së tij: “Të bëjmë një turrë me dru mu në shesh të pazarit dhe ta djegim të gjallë Beqir Haçin.” Pas daljes nga burgu punoi si mësues privat i anglishtes.

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 420; Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 176-77.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.