Drejtor i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë. Lindi në vitin 1972 në internim, në fshatin Plug të Lushnjës, ku edhe jetoi deri në moshën 18 vjeçare. Në vitin 1998 kreu studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, në Londër, dhe në vitin 2011 mori titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit. Nga viti 2001 deri më 2004, kryesoi Grupin Ndër-Ministerial të Punës për përafrimin e legjislacionit tregtar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Në korrik 2014, u zgjodh drejtor i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 220
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.