Lindi në vitin 1933, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Arsimin fillor e kreu në fshat. Punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Pas burgosjes së të vëllezërve, Hasanit  më 1952, dhe Samiutmë 1963, atij dhe Eshrefit , vëllait më të vogël të familjes Blloshmi, u ra barra e mbajtjes edhe të familjeve të tyre. Kurse pas burgosjes së nipërve të tij, Bedri dhe Vilson Blloshmit , familja e tij, bashkë me pjesën tjetër të familjes Blloshmi, u internua në Polis të Librazhdit. Familja e Bukurosh Blloshmit u lirua nga internimi dhe u kthye në fshatin e lindjes, në Berzeshtë, në vitin 1987.

Source: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 157-158.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.