| Burim Kokoshi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Burim Kokoshi |
| Birthplace: | Vlorë |
| Date of Birth: | 1929 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 11/9/1946 |
| Charges: | "Krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor" |
| Sentencing: | 30 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 359 |
| Date of Decision: | 23/11/1946 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Second trial | |
| Charges: | "Krimin e agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 6 vjet Prison |
| Judgment: | Nr.30 |
| Date of Decision: | 19/11/1961 |
| Court: | Gjykata e Vlorës |
Lindi më 1929, në Vlorë. Rrjedh nga familja e njohur për kontributin patriotik në histori dhe persekutimin e madh që pësoi nën diktaturë. U burgos 17 vjeç. Provoi torturat më të egra, përfshi elektroshokun. U dënua disa herë. Për herë të parë u arrestua më 11 shtator 1946. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 359, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për aq kohë. Më 19 nëntor 1961, me vendim nr. 30, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 6 vjet burg.
