Lindi në Papçisht, në vitin 1908. Me vendim nr. 8, datë 2 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi "armik të popullit që ka dezertuar nga rradhëte Luftës Nacionalçlirimtare dhe i është bashkuar Ballit Kombëtar" dhe e dënoi me 101 vjet heqje lirie (me punë të detyruar), humbjen e të drejtave elektorale baraz mekohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin epasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Në bazë të vendimit nr. 1221, datë 8 janar1945, dënimi iu modifikua në 10 vjet heqjelirie (me punë të detyruar). Me vendim nr. 4021, datë 31 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të Dajlan Llazit nga forcat territoriale komuniste të fshatit Papçisht, në gusht të vitit 1957, në vendin e quajtur Ura e Vjetër (te shkëmbi i urës), 50 metër në afërsi të rrugës që kalon për Gramsh, ku dhe u varros.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 136
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.