Veprimtar i nacionalizmit shqiptar.Lindi në fshatin Shënkoll të Lezhës. U padit për «kolaboracionizëm» me gjermanët. Para vendimit të gjyqit, që u zhvillua në korrik të vitit 1945 në kinoteatrin«Rozafa», tha: «Kam luftue kundra turqvepër pavarësinë e Shqipnisë, jam varrue dýherë, dhe kam humbë nji vëllá n’atë luftë,kam pësue shembejn e shtëpisë: e kam dashtë gjithmonë atdheun tim, jam për-pjekë gjithmonë t’i shërbej: nuk do ta kishapritë kurr të trajtohesha në këtë mënyrëprej bashkatdhetareve të mij. Zoti e shpë-toftë Shqipninë». Në vendin e ekzekutimit u ul në gjunjë dhe bëri Shënjën e Kryqit: e qëlluan, por jo për vdekje; pastaj e qëlluan me revolver, por prapë nuk vdiq: ra, u çua, bëri përsëri Shenjën e Kryqit dhe vetëm në të shtirën e tretë ra i vdekur. Një muaj më vonë, më 15 gusht 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Një vendim të tillë mori më 18 janar të vitit 1947 edhe Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Lezhës.
Source: Shënime të Atit Luigi Rosa, S. J., në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946