Dede Kamber Ali Prishta | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dede Kamber Ali Prishta |
Birthplace: | Pagri, Përmet |
Date of Birth: | 1879 |
Date of Death: | 1950 |
Place Death: | Burgu i Tiranës |
Trial | |
Date of Arrest: | 12/1944 |
Sentencing: | I përjetshëm Prison |
(pagria) Shenjtëria e Tij Dede Kamber Ali Prishta
Klerik i lartë bektashian, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve.
Lindi në vitin 1879, në fshatin Pagri të nënprefekturës së Përmetit. Në moshën 18 vjeçare mori në dorë teqenë e famshme të Frashërit, ku shërbeu për 29 vjet. Më 1911 vajti në qendrën bektashiane, në Haxhi Bektash, në Anadoll. U kthye sërish në teqenë e Frashërit, dhe më 1914 u dërgua si përfaqësues i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një aktivitet të dendur patriotik. Pesë vjet më vonë, më 1919, u kthye në Shqipëri, duke i dorëzuar Teqesë së Frashërit, të djegur nga grekët, të gjitha dhuratat që i kishin dhënë në SHBA besnikët bektashianë. I graduar Baba nga Baba Ahmet Turani, më 1921 u dërgua në Teqenë e Prishtës në Skrapar, të djegur poashtu më 1914. Më 17 janar 1921, bashkë me Baba Ahmet Turanin dhe dervish Ali Tomorrin (Turabiun), organizoi dhe kryesoi Kongresin e Parë Bektashian, ku u vendos mëvetësia e bektashizmit shqiptar. Më 1929 kryesoi dhe Kongresin e Tretë Bektashian, që u mblodh në Teqenë e Turanit të Korçës. Pas vdekjes së Dede Ali Rizait, më 5 mars 1944 u zgjodh Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. U arrestua në dhjetor të po atij viti dhe u dënohet me burgim të përjetshëm. Vdiq në spitalin e burgut të Tiranës, më 1950. Sot eshtrat e tij prehen në tyrbet e dedelerëve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.