Dedë Malaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dedë Malaj |
Birthplace: | Mali Kolaj, Velipojë |
Residence: | Velipojë |
Date of Birth: | 16/11/1917 |
Date of Death: | 12/5/1959 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | "Tradhëti ndaj atdheut,agjitacion e propaganda" |
Data Ekzekutimit: | 12/5/1959 |
Klerik katolik, martir i Kishës. Lindi në Mali Kolaj, në Velipojë, më 16 nëntor të vitit 1917. Pas shkollës fillore dhe të mesme, që e kreu në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër, i vazhdoi studimet në Itali. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo të Romës, më 20 dhjetor 1942. Pas kthimit në Shqipëri, shërbeu në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës. Është një nga dy klerikët (bashkë me Atë Konrad Gjolajn që nuk pranuan të nënshkruanin Statutin e Kishës Katolike të Shqipërisë (26 qershor 1951). U arrestua ngaqë dërgoi jashtë shtetit listën e meshtarëve të pushkatuar. Me vendim nr. 5, datë 27 tetor 1952, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së La deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propaganda" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë. U pushkatua më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.