Klerik katolik, martir i Kishës. Lindi në Mali Kolaj, në Velipojë, më 16 nëntor të vitit 1917. Pas shkollës fillore dhe të mesme, që e kreu në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër, i vazhdoi studimet në Itali. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo të Romës, më 20 dhjetor 1942. Pas kthimit në Shqipëri, shërbeu në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës. Është një nga dy klerikët (bashkë me Atë Konrad Gjolajn  që nuk pranuan të nënshkruanin Statutin e Kishës Katolike të Shqipërisë (26 qershor 1951). U arrestua ngaqë dërgoi jashtë shtetit listën e meshtarëve të pushkatuar. Me vendim nr. 5, datë 27 tetor 1952, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së La deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propaganda" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë. U pushkatua më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 166
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.