Lindi më 1903, në Dhivër, Sarandë. Mjek. Nuk pushoi kurrë së ndihmuari bashkëvuajtësit e tij të sëmurë. Më 15 shtator 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e të drejtës elektorale për 4 vjet, dhe heqjen e dekoratave. Më 11 korrik 1978, Gjykata e Fierit, e dënoi "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 309
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.