Ushtarak, veprimtar i nacionalizmit shqiptar.Lindi në Dibër, në vitin 1905. Gjimnazin e kreu në Shkodër, kurse Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë. U kthye në Shqipëri, ku iu përkushtua organizimit të ushtrisë shqiptare, veçanërisht shkollave ushtarake. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe, pas torturash çnjerëzore, u pushkatua më 14 prill 1945. Para pushkatimit deklaroi: «Mbrapsht nuk kthehem se jam ushtarak! Vdes si shqiptar, se gjithë jetën ia kam dedikue Shqipërisë dhe organizimit të ushtrisë shqiptare! Rroftë Shqipëria etnike!».

 

Source: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, f. 30.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.