Lindur më 1 Qeshor 1943 në Maqellarë, Dibër. Njihet dhe me emrin Hajredin Nasufi. Në moshën 6-vjeçare i vrasin të atin në kufi. Nga viti 1949 internohet familjarisht në Turan, Berat, Porto-Palermo, Tepelenë, Savër dhe së fundi në Gjazë të Lushnjes. Punoi në punë krahu në fermat N.B. Savër e Gjazë. Kohën më të madhe punoi si murator. 1961: kryen gjimnazin në Lushnje ku shfaqi talent letrar. U arrestua në 6 Gusht 1980, në Gjazë. Në bazë të nenit 55/ 1 për “agjitacion e propagandë” u dënua me 10 vjet heqje lirie. Akuza: - "Ka përhapur teorinë e Frojdit". Lexonte e perkthente libra te ndaluar si Metafizika e  dashurisë  e Shopenhaurit. Fletorja me dorëshkrimin në fjalë iu gjet shokut të tij Ahmet Kolgjini gjatë kontrollit kur e arrestuan. - I binte firzamonikës dhe luante pjesë klasike se nuk i pëlqente muzika popullore shqiptare. - Në Shqipëri arsimi është shumë i prapambetur edhe arsimtarët janë injorantë. - Bukën e misrit nuk e hanë as qentë. - Thoshte se babai i tij nuk ishte marrë me politikë, prandaj edhe internimi ishte i padrejtë. Vuajti në burgjet: Spaç, Zejmen, Qafë-Bari, Tiranë. 17 Gusht 1987 u lirua nga burgu. I portretizuar nga shkrimtari V. Zhiti, si pjesë e intelektit letrar dhe e forcës së të dënuarve. I martuar më Adrianën, vajzën e L. Radit. Humbi djalin e vogël në internim, Gentin. Fëmijët e lindur në internim: Ervisi dhe Suela. Më 1990 emigroi familjarisht në Itali dhe që nga viti 1991 jeton në New York, SHBA. 1994: anëtar i bordit të Federatës Vatra. Ka botuar tregime dhe ese letrare në gazetat Dielli dhe Ilyria në SHBA.

Source: Visar Zhiti: Rrugët e ferrit, Omska 1, Tiranë 2012, f. 475; Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994; Adriana Dine Radi: Udhëtim në Qafë-Bari, reportazh, dorëshkrim10 f; Dine Dine: intervistë pranë ISKK, 18 shtator

Video:
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

"30 vjet peng për dy miq të mirë"

Ata ishin bërë miq në burg. Kishin qëndruar pranë halleve e brengave të njëri tjetrit, Lexo më shumë

blank

Internim i përjetshëm/ Dëshmi nga Dine Dine

"Kampi i Tepelenës ka qenë kamp shfarosje. Thuhet se kanë vdekur rreth 300 vetë. Po Lexo më shumë