Lindi më 1904, në Mashkullorë, Gjirokastër. Më 27 maj 1947, me vendim nr. 70, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit”, me 3 vjet punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe civile për aq kohë. Më 9 dhjetor 1950, me vendim nr. 250, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “anëtar i një komiteti të organizuar kundër pushtetit popullor dhe bashkëpunim me diversantët”, me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfikim pasurie.

 

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 190.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.