| Dodë Paloka | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Dodë Paloka |
| Fatherhood: | Llesh |
| Birthplace: | Kaçinar, Mirditë |
| Date of Birth: | 1908 |
| Date of Death: | 17/8/1949 |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me varje |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 11/8/1949 |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me varje |
| Data Ekzekutimit: | 17/8/1949 |
| Place of Execution: | Qafë-Valmeri |
Luftëtar antikomunist. Lindi në fshatin Kaçinar të Mirditë, më 1908. Në fillim të vitit 1945 e mobilizuan ushtar. Sapo u kthye nga ushtria, u bashkua me forcat antikomuniste, në çetën e Pjetër Llesh Gjonit të Gjegjanit e të Ndue Bajraktarit të Kushnenit. Në këtë kohë, të shoqen, Marën, e internuan, fillimisht në Lezhë, pas 4-5 muajsh, në Berat. Pas një amnistie në fund të vitit 1947, ai u dorëzua dhe me këtë rast liruan përkohësisht nga internimi edhe të shoqen. U arrestua sërish 11 gusht të vitit 1949, dhe u dënua me vdekje, me varje në litar. U ekzekutua në Qafë-Valmeri, më 17 gusht të po atij viti. Pas ekzekutimit të tij, të shoqen dhe të birin 6 muajsh, Gjokën, i internuan në kampin e Tepelenës.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 184
