Dom Anton Muzaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Anton Muzaj |
Fatherhood: | Dedë |
Birthplace: | Vërnakollë, Kosovë |
Date of Birth: | 15/5/1921 |
Date of Death: | 1948 |
Place Death: | Arqipeshkvia e Shkodrës |
Trial | |
Date of Arrest: | 2/5/1947 |
Klerik katolik, martir i Kishës. Lindi në Vërnakollë të Kosovës, më 15 maj të vitit 1921. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa të mesmen në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1938 u dërgoi në Romë në Kongregatën Propaganda Fide dhe studioi teologji në Universitetin Gregorian. U shugurua meshtar më 19 mars 1944. Në vitin 1946 u kthye në atdhe. Pas arrestimit të Dom Tomë Lacajt, e zëvendësoi këtë si sekretar të Arqipeshkvit. U arrestua më 2 maj të vitit 1947 dhe, pas shumë torturash, u lirua. Vdiq në ndërtesën e Arqipeshkvisë së Shkodrës, në pranverë të vitit 1948, nga torturat dhe tuberkulozi që kish marrë në qeli. Trupi i tij u varros nga policia në një vend të panjohur. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku, në prill të vitit 2016.