| Dom Bushati | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Dom Bushati | 
| Fatherhood: | Kol | 
| Birthplace: | Shkodër | 
| Date of Birth: | 7/7/1890 | 
| Date of Death: | 4/4/1949 | 
| The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura | 
| Circumstances of Death: | Hetuesi | 
| Trial | |
| Date of Arrest: | 4/1949 | 
| Charges: | «Në kishën e tij ishte organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor» | 
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 7 korrik të vitit 1890. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës. Më 1946 u transferua në Kallmet të Zadrimës. U arrestua në prill të vitit 1949, me akuzën se «Në kishën e tij është organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor». Pas shumë torturash, vdiq në hetuesinë e Lezhës, më 4 prill 1949, para se të dilte në gjyq. Trupi i tij i pajetë u hodh në një kënetë në afërsi të qytetit të Lezhës
 Source: The Institute on Religion and Public Life, New York, April 2006
 
 