Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 7 korrik të vitit 1890. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës. Më 1946 u transferua në Kallmet të Zadrimës. U arrestua në prill të vitit 1949, me akuzën se «Në kishën e tij është organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor». Pas shumë torturash, vdiq në hetuesinë e Lezhës, më 4 prill 1949, para se të dilte në gjyq. Trupi i tij i pajetë u hodh në një kënetë në afërsi të qytetit të Lezhës

Source: The Institute on Religion and Public Life, New York, April 2006
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.