Dom Kçira | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Kçira |
Fatherhood: | Luigj |
Date of Birth: | 1925 |
Date of Death: | 20/11/2008 |
Trial | |
Date of Arrest: | 27/11/1945 |
Sentencing: | 20 vjet Prison |
Date of Decision: | 28/01/1946 |
Release Date: | 1955 |
Klerik katolik.U lind në vitin 1925. Mësimet e para i mori në gjimnazin "Illyricum" në Shkodër. U arrestua më 27 nëntor 1945, bashkë me shumë të rinj të tjerë, të gjithë pjesëtarë të organizatës "Bashkimi Shqiptar". Më 28 janar 1946 u dënue me 20 vjet heqje lirie. U lirua në krye të dhjetë viteve dhe, më 24 mars 1963, u shugurua nga Imzot Ernest Çoba, por meshën e parë e kremtoi vetëm më 13 mars 1991, në kishën e Zojës Rruzare te Arra e Madhe. Vdiq në Shkodër, më 20 nëntor 2008.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 202