Dom Kolec Prennushi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Kolec Prennushi |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 2/1/1902 |
Date of Death: | 2/7/1950 |
The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
Circumstances of Death: | Hetuesi |
Trial | |
Date of Arrest: | 5/12/1948 |
Sentencing: | 11 muaj Prison |
Meshtar françeskan, teolog, një nga kundërshtarët më të ashpër të Projekt Statutit të Kishës Katolike (1950).
Lindi më 2 janar të vitit 1902, në Shkodër. Pas mësimeve të para në vendlindje, studimet e larta për teologji i kreu në Linz të Austrisë. Pas kthimit në Shqipëri, shërbeu në fshatrat e rrethit të Shkodrës. U arrestua më 5 dhjetor 1948. U lirua njëmbëdhjetë muaj më vonë, por tashmë me shëndet të rrënuar nga torturat. Qe një nga kundërshtarët më të ashpër të Projekt Statutit të vitit 1950, që sipas stij «do të ishte shkatërrim i Kishës». Në asamblenë e përgjithshme të klerit, që u thirr nga Imzot Bernardin Shllaku në Arqipeshkvinë e Shkodrës, më 15 shkurt 1950, Dom Koleci tha se statuti nuk duhej pranuar në asnjë mënyrë, sepse, sido që të ishte, kishat do të mbylleshin: «Le të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, se me firmue dhe nesër prap kanë me na mbytë, por na do të vdesim me faqe të zezë». Fjalët e tij, me sa duket, u përcollën jashtë asamblesë, sepse më 2 korrik të vitit 1950, në moshën 48 vjeçare, ai vdiq në hetuesi nga «infarkti i zemrës». Salikimi iu bë të nesërmen në Katedralen katolike, në Shkodër. U varros në varrezën e Rrmajit.