Dom Lufi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Lufi |
Fatherhood: | Ndre |
Birthplace: | Shkodër |
Residence: | Shkodër |
Date of Birth: | 1888 |
Date of Death: | 5/5/1969 |
Place Death: | Shkodër |
Trial | |
Date of Arrest: | 22/8/1950 |
Charges: | "Nuk bëri kompromis me shtetin" |
Sentencing: | 9 vjet Prison |
Release Date: | 1959 |
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, në vitin 1888. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Kolegjin Saverian në Shkodër, ndërsa të lartat, për filozofi e teologji, në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 30 korrik 1919. Meshën e parë e tha pas kthimit në atdhe, te Kisha e Zojës, në kala të Rozafës. Për dhjetë vjet shërbeu si famullitar në Abacinë e Mirditës. Nga vitit 1949 deri më 1950 qe Vikar Kapitullar i Ipeshkvisë së Lezhës. U arrestua më 22 gusht 1950, sepse nuk bëri kompromis me shtetin, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua më 1959. Pas mbylljes së kishave, jetoi pranë nipërve të tij. Vdiq më 5 maj 1969, në Shkodër, dhe u varros në varrezat e Rrmajit.
Source: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 206-207