Klerik katolik.Lindi më 22 shtator të vitit 1907, në Kaluer të Dibrit. Në vitin 1920 u regjistrua në kolegjin papnor të Shkodrës. Studimet e larta i kreu në Xhenova të Italisë, ku dhe u shugurua meshtar më 1936. Pas kthimit në atdhe, për një vit shërben si kapelan në Orosh, pastaj si ndihmës i Dom Zef Skanajt në Fan, deri në marsin e vitit 1938, kur u emërua famullitar i Domgjonit. Pas vdekjes së Dom Zef Skanës, më 1943 u transferua famullitar në kishën e Shën Markut, në Fan. U arrestua më 17 mars 1947 për mosdeklarim bereqeti dhe, më 12 korrik të po atij viti, u dërgua në burgun ordiner të Shkodrës, pastaj në kampin e Maliqit, në burgun e Tiranës dhe sërish në burgun ordiner të Shkodrës. Pas lirimit, më 1948 shërbeu sërish si famullitar në Fan. Është një nga firmëtarët e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare (1951). Më 1967 u dëbua nga famullia e tij. Vdiq aty nga viti 1975.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 113
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.