| Dom Mark Dushi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Dom Mark Dushi | 
| Birthplace: | Gjakovë | 
| Residence: | Gjakovë | 
| Date of Birth: | 1920 | 
| Date of Death: | 5/1968 | 
| Place Death: | Shkodër | 
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Charges: | "Tradhëtisë me anë spiunazhi, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", | 
| Court: | Gjykata e Qarkut të Shkodrës | 
| Data Ekzekutimit: | 5/1968 | 
| Place of Execution: | Shkodër | 
Lindi më 1920, në Gjakovë. Më 946 përfundoi studimet për teologji në Kolegjën Saveriane të Shkodrës dhe në Romë. Shkodër. Famullitar i Tiranës, Zhejës dhe Kishave Unite të Elbasanit dhe Vlorës, deri më 1966. Kishte pasion teatrin: mori pjesë si aktor në dramën e shfaqur në vitin l944 “Kështjella e Alkazarit”, kundër luftës komuniste spanjolle. Kontributi i tij në fushën e historisë shquhet në veprën Tirana dhe rrethinat e saj. Arrestohet në 23 shtator të 1967. Më 25 prill 1968, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e dënoi për "krimin e tradhëtisë me anë spiunazhi" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me vdekje, pushkatim, dhe heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet. U pushkatua në muajin maj 1968 në Shkodër.
 Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 4, f. 732; Zef Simoni Ip.: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 96; Zef Simoni Ip.: Dritat në errësinë, Shtypshkronja e Kishës Françeskane, Tiranë 1994, f. 36-37; At Konrad Gjolaj OFM (Tomë Marku): Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër 2006, f. 127; At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, rib.,sh.b. 55, Tiranë 2006, f. 257; Gjush Sheldija: Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane. IX (shënime historike).
 
 